Aksion në qytetin shqiptar, gjenden 67 aparate për prodhimin e kriptomonedhave (FOTO)

0

Policia e Kosovës ka sekuestruar 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicën e Jugut.

Siç njofton Policia sonte në orët e pasdites kanë realizuar një bastisje në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut.

“Si rezultat i hetimeve është arritur të lokalizohet dhe identifikohet lokacioni. Bastisja është realizuar në një banesë në rrugën ‘Fan Noli’ në Mitrovicën e Jugut. Gjatë bastisjes për veprimtari të kundërligjshme janë gjetur dhe sekuestruar 67 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e kundërligjshme hetuesit policorë kanë identifikuar personin e dyshuar.

“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore”.

Përveç kësaj bastisjeje, Policia sonte ka sekuestruar edhe tri aparate të prodhimit të kriptovalutave në Podujevë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu