Aksioni i RENEA-s në Pogradec/ Gjykata jep masat e sigurisë për të arrestuarit

0

Në Gjykatën e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjitshëm Korçë, u zhvillua sot në datën 20.01.2025 ora 09:30 seanca me objekt: “Vleftësim arrestimi në flagrancë, caktim mase sigurimi”, ndaj shtetasve F.B, E.Ç, D.Xh, A.B, E.Xh, A.H, ku gjykata në përfundim vendosi:

Fatio Bono, 35 vjeç, lindur dhe banues Vërdovë Pogradec .

Aldi Hoxha, 34 vjeç, lindur dhe banues ne Pogradec.
Eris Çekani, 41 vjeç lindur dhe banues në Pogradec.
Denis Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec.
Arbri Berberi, 47 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec.
Enxhi Xhemollari, 33 vjeç, lindur dhe banues në Pogradec.

1- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit F.B, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuar nga nenet 179/2 dhe 287 të Kodit Penal.

2- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit E.Ç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta“  dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 279/1 dhe 278/3  i Kodit Penal.

3- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” ndaj shtetasit D.XH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

4- Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit A.B i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga neni 279/1 i Kodit Penal.

5-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj shtetasit E.XH, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

6-Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit A.H, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimatrisë kriminale” dhe “Organizmi i llotarive të palejuara”, parashikuar nga nenet  278/3, 279, 287 dhe 197 i K.Penal.