Aktori shqiptar hedh gruan shtatzënë nga ballkoni në New York, vetëflijohet pas saj

0

SHBA- Florind Belliu, 35 vjeç një aktor shqiptar ka hedhur bashkëshorten e tij, Ornela, 28 vjeçe nga ballkoni i apartamentit ku jetonin prej vitesh në New York. Më pas, i riu është hedhur edhe vetë duke shënuar një tragjedi me dy të vdekur për familjen shqiptare.

Këtë mbrëmje, kur edhe e reja kishte ditëlindjen, mësohet se çifti janë konfliktuar dhe Belliu e ka shtyrë të shoqen duke e hequr nga ballkoni. E gjithë skena është parë nga dy fëmijët e mitur të çiftit që jetonin me ta.

Më pas, kur ka kuptuar se çfarë ka bërë, aktori 35-vjeçar ka marrë vendimin të vetëflijohet duke u hedhur edhe vetë pas të shoqes. Ajo që e bën më të rëndë aktin është se 28-vjeçarja ishte në pritje të fëmijës së tretë.

Nuk dihet ende se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftit shqiptar që ka sjellë ngjarjen tragjike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu