Aktorja e njohur diagnostikohet me sklerozë të shumëfishtë

0
Christina Applegate arrives at the 71st Primetime Emmy Awards on Sunday, Sept. 22, 2019, at the Microsoft Theater in Los Angeles. (Photo by Jordan Strauss/Invision/AP)

Aktorja e njohur amerikane, Christina Applegate është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë. Me anë të një postimi në “Twitter”, 49-vjeçarja njoftoi se ishte prekur me këtë sëmundje disa muaj më parë.

“Ka qenë një udhëtim i çuditshëm. Por unë jam mbështetur aq shumë nga njerëzit. Ka qenë një rrugë e vështirë, por siç e dimë të gjithë, jeta vazhdon”, shkroi aktorja në rrjetin e saj social, “Twitter”.

Skleroza e shumëfishtë prek sistemin nervor qendror dhe konsiderohet një sëmundje autoimune, nuk ka shërim për të, por shumë njerëz janë në gjendje të menaxhojnë simptomat e tyre dhe të përshtaten me stilet e reja të jetesës pas diagnozës.

Sëmundja fillon kur sistemi imunitar i një personi sulmon mbulesat e fibrave nervore në të gjithë trupin. Këto mbështjellëse nervore mbrojtëse quhen mielinë dhe ndihmojnë në komunikimin e nervave.

Kur mielina shkatërrohet, ajo ekspozon nervat, duke ngadalësuar komunikimin midis këtyre qelizave.
Studiuesit besojnë se sëmundja është rezultat i faktorëve mjedisorë dhe gjenetikë, por shkaku themelor nuk dihet.

Më shumë se 2.3 milion njerëz kanë një diagnozë të MS në të gjithë botën, sipas Shoqërisë Kombëtare të Sklerozës. Gati 1 milion njerëz mbi moshën 18 vjeç jetojnë me një diagnozë të MS në SHBA, shton organizata jofitimprurëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu