Aktorja amerikane, Jane Fonda ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer. 84 vjeçarja e tha përmes një postimi në Instagram: “Pra, miqtë e mi të dashur, kam diçka personale që dua të ndaj. Jam diagnostikuar me limfomën jo-Hodgkin dhe kam filluar kimioterapinë.
Ky është një kancer shumë i shërueshëm. 80% e njerëzve mbijetojnë, ndaj ndihem shumë me fat.”, tha aktorja. Jane, e cila ka luftuar më parë me sëmundjen, theksoi se ishte me fat që kishte sigurim shëndetësor dhe akses te mjekët dhe trajtimin më të mirë.