Gjendet trupi i pajetë një gruaje pranë përroit në Itali, dyshohet se është shqiptare

0

Pranë trupit nuk u gjetën as çantë dore, as dokumente apo sende personale por shumë gjak.

Trupi i pajetë i një gruaje me origjinë shqiptare është gjetur ditën e sotme pranë përroit Parmigliola , në Marinella di Sarzana, në provincën e La Spezia. Trupi i cili ishte i zhveshur, dyshohet se i përket një gruaje të moshës 30 deri në 40 vjeç.

Pranë trupit nuk u gjetën as çantë dore, as dokumente apo sende personale por shumë gjak.

Nuk përjashtohet pista që gruaja të jetë qëlluar për vdekje. Hetuesit nuk përjashtojnë që gruaja të jetë plagosur për vdekje në një vend tjetër dhe të jetë hedhur në përrua.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu