
Kryetari i PD Sali Berisha ngre dyshime të forta për vrasjen e 50-vjeçarit Alfred Dedja në një lokal në Ndroq të Tiranës.
Në një status në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar edhe një pjesë nga dosja me përgjimet e Sky Ecc, mes ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja dhe trafikantit Altin Hajri në Shijak. Ka qenë ndërhyrja e këtij të fundit ndaj ish-deputetit të Ramës , për ta liruar nga burgu kunatin e tij Julian Gjoshi, pasi ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje në vitin 2021.
Sipas Berishës, personi që është ekzekutuar sot nga vrasësi i liruar nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qenë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, vend kuështë copëtuar edhe trupi i Jan Prengës. Viktima në Ndroq, sipas Berishës ka qenë dëshmitar në copëtimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Hajrit, që ishte vënë nën sekuestro, por që më vonë u hoq, pa u ankimuar nga SPAK.
Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!”, thuhet në reagimin e Berishës.
Postimi i kreut të PD Sali Berisha:
Lidhja Dumani-Hajri
Kreu i “SKAP-it të Partisë” nuk ankimoi heqjen e sekuestros për pronat e Hajrit. “Altin Hajri i Çyrbes se ai Olsi na ka respektue!”
Ekzekutimi sotëm ka lidhje të forta me pergjimet e SKY ECC!
“Kunati im është kapur me pistoletë… Të paktën të ndryshojnë versionin, të lirohet një prej tyre… Do japim 20 mijë euro, vetëm ta mbyllim këtë punë,” i kishte shkruar Hajri ish-deputetit, duke theksuar se urgjenca e çështjes kërkonte ndërhyrje të menjëhershme. Më tej, komunikimet mes Hajrit dhe Çyrbjes përfshijnë edhe një kërkesë për ndihmë në parandalimin e një arrestimi të mundshëm të Hajrit, bazuar në informacione që ai pretendonte të kishte marrë nga burime të brendshme. Emri i një personi të quajtur “Olsi” aktualisht prokuror ne SPAK,përmendet në komunikimet, si një individ që dyshohet se ka dhënë ndihmë vendimtare në rastin e Hajrit!
Personi që u ekzekutua sot nga vrasesi që u lirua nga prokurori i SPAK-ut, dikur ka qënë menaxher në restorantin e Altin Hajrit, aty ku u coptua trupi i Jang Prengës! Viktima në Ndroq ishte dëshmitar në coptimin e trupit të Jan Prengës në lokalin e Altin Hajrit!