Akuza të rënda për Igli Taren/ ‘La Repubblica’: Hijet shqiptare në Lazio

0

E përditshmja italiane “La Repubblica” përcjell sot në faqet e saj, akuza të rënda ndaj drejtorit të klubit sportiv të skuadrës së futbollit, Lazio, shqiptarit Igli Tare.

Artikulli me titull “Futboll, klan e afera. Hijet shqiptare në Lazion e Tares”, paraprin hetimin e kryer nga emisioni invetigativ Report, ikanalit Rai 3 të televizionit publik italian, i cili do të transmetoj në puntatën e sotme një dosje investigative mbi klubin e Lazios e operacionin financiar në blerjen e lojtarit kosovar Muriqi me vlerë 17.5 milionë euro.

“Afera, konflikt interesi e inflitrim të krimit të organizuar. Një trekëndësh i rrezikshëm që përshin drejtorin historik të klubit të Lazios, Igli Tare e Presidentit Claudio Lotito”, shrkuan e përditshmja italiane.
Anomali që do të zbardhen në emisionin me dy seri e që do të nis në mbrëmjen e sotme të Reporter me titullin “Shkëlqimi e mizeria e zotërinjve të futbollit”.

Sipas të përditshmes La Repubblica, hetimet nisin në vitin 2018 nga një operacion i Prokurorisë Antimafia të Barit, ekzekutuar nga Guardia di Finanza, i cili coi në arrestimin e 22 personave të lidhur me kanet mafioze, Caprtiti e Parisi e që zbardh një aleancë mes mafias siciliane. Mafia calabreze Ndrangheta e klaneve bareze, në një rrjet bastesh sportive në Itali e jashtë kufirit.

“Shqipëria, shkruan media italiane, është nën vëmendjen e klaneve mafioze, që duan të blejnë kompaninë Top Bast. e cila ka 400 salle aktive. Top Bast është në pronësi të shqiptarit Ermal Bajrami.”

Sipas Guardia di Finanza, Ermal Bajrami, është një emër fiktivë, e pronarët e vërtetë e Top Bast, janë Igli Tare e vëllait të tij Genti,  aktualisht konsull në Turqi.

Hetimet e Prokurës së Antimafias së Barit kanë zbardhur raportet mes Genti Tares, vëllait të Igli Tares e eksponentëve të klaneve mafioze bareze, konfirmuar nga autoritetet dhe në një takim që ai kishte planifikaur të të zhvillonte më 8 janar 2015 me kreun e klanit mafioz të Barit, Francesco Martiradonna.

Shitja e Top Bast nuk u realizua në atë kohë për shkak se grupi mafioz e konsideroj jo të leverdishme blerjen e kompanisë shqiptare.

“Autoritetet e Guardia di Finanza e konsiderojnë jo të ligjshme që drejtori i një klubi sportiv të jetë dhe pronar i një kompanie bastesh”, shkruan medait italiane e Igli Tare ka komentuar ngjarjen si një tentativë të personave të tretë për ta dëmtuar dhe se ai personalisht nuk është marrë kurrë në pyetje nga hetuesit e antimafias italiane.

Por e përditshmja La Repubblica zbardh sot dhe një tjetër linjë hetimi e cila lidh kompaninë Top Bast me Turqinë, Shqipërinë e Italinë.

Fakti nën hetim ka të bëjë me skuadrën turke Fenerbahce, e sulmuesin kosovar Vedat Muriq.

Klubi i futbolllit Lazio blen lojëtarin kosovar me një operacion financiar në vlerë 17.5 milionë euro e në të cilin marrin pjesë këtër ndërmjetës. Përvec avokatit e menaxherit të lojëtarit kosovarë, hyjnë në pjesë dhe shqiptari Shkumbin Qormemeti, agjent sportiv me shumë pak futbolisht në kujdesin e tij por në lidhje mjaft të afërta me drejtorin e Lazios , Igli Tare.

Ndërmjetësit e katër në këtë operacion janë vëllezërit italianë Gabriele e Valerio Giuffrida.

Sipas gazetarit italian Daniele Autieri, autori i artikullit të La Repubblicsa, klubi i Lazios, deklaron se i kanë paguar interesat kompanisë GGII, në zotërim të vëllezërve Giuffrida e që për koecidencë të fakteve, Valerio Giuffrida, pra një nga vëllezërit, ka qënë për dy vite rresht drejtuesi kompanisë Lazio Events e që është dhe kasaforta me të cilën pronari i Lazios, Claudio Lotito, kontrollon klubin e tij.

Valerio Giuffrida, jep dorëheqjen nga drejtimi i kompansië Lazio Events,, vetëm pak para se të kryehet operacioni i blerjes së lojhëtarit Murriqi./ Ora News

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu