Emri i djalit të presidentit amerikan, Joe Biden ka dalë sërish në një skandal! Hunter Biden u akuzua nga Dmitri Peskov se është i përfshirë në menaxhimin e laboratorëve të zhvillimit të armëve kimike në Ukrainë, së bashku me miliarderin George Soros. Peskov u shpreh se Rusia do të kërkojë shpjegime për përfshirjen e mundshme të Hunter Biden në këto laboratorë.
Sipas Daily Mail, akuzat e Moskës ndaj Hunter Biden vërtetohen në disa emaile që gjenden në kompjuterin e djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara. Emailet zbulojnë rolin e Hunter në sigurimin e miliona dollarë fonde për Metabiota, një kompani e specializuar në kërkimin e sëmundjeve që shkaktojnë pandemi dhe që më pas mund të përdoren si armë.
Emailet shpjegojnë se Hunter Biden e prezantoi Metabiota-n me një kompani ukrainase të gazit, Burisma, për një “projekt shkencor” lidhur me laboratorët e biosigurisë në Ukrainë.
Në këto email-e pasqyrohet qartë sesi Hunter dhe kolegët e tij diskutojnë me emocion për monitorimin e të dhënave mjekësore nga kompania dhe si kjo mund të bëhet një mjet thelbësor për qeveritë dhe kompanitë që kërkojnë të dallojnë shpërthimet e sëmundjeve infektive. Emailet tregojnë se Hunter ishte gjithashtu veçanërisht i përfshirë në operacionet e Metabiota në Ukrainë.
Aktiviteti i Hunter Biden kishte rënë në sy të një ish-oficeri të CIAs.
“Babai i tij ishte zv.president i SHBA ndërsa Hunter anëtar bordi i një kompanie të dyshimtë gazi në Ukrainë dhe gjithashtu i lidhur me kërkime bio-ushtarak. Sigurisht që Rusia mund të përfitojë nga një propagandë e tillë, por kjo nuk ndryshon faktin se këtu ka diçka që nuk shkon” tha Sam Faddis për të përditshmen britanike Daily Mail.
New York Times konfirmoi se përmbajtja e laptopit që i përket djalit të presidentit është autentike. Ky PC, të cilin djali i Biden e la në një dyqan riparimi në Delaëare në vitin 2019, përmbante një sërë emailesh në lidhje me aktivitetet e tij të biznesit me kompani të ndryshme, përfshirë Burisma-n. Gjatë fushatës presidenciale 2020, republikanët akuzuan Joe Biden për formësimin e politikës së jashtme të SHBA-së në Ukrainë në shërbim të interesave të djalit të tij.
Metabiota ka lidhje të ngushta me Institutin e Virologjisë në Wuhan (WIV), që dyshohet se është burimi i shpërthimit të COVID-19. WIV ishte një pikë e nxehtë për kërkimet e diskutueshme të ‘fitimit të funksionit’ që mund të krijojë viruse super të fortë. Shkencëtarët kinezë kryen kërkime të funksionit mbi koronaviruset në WIV, duke punuar së bashku me një organizatë të mbështetur nga SHBA EcoHealth Alliance, e cila që atëherë ka tërhequr një shqyrtim intensiv mbi kërkimin e saj të koronavirusit që nga pandemia COVID-19.