Akuzat për shpenzimet e fluturimeve, Rama nxjerr të dhënat: Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sërish pas akuzave për udhëtimet jashtë vendit me avion privat “charter”.

Ai publikoi disa shifra të fluturimeve, ndërsa sulmon ish-kryeministrin Berisha duke e cilësuar  atë si “shpifësin më të ulët në historinë e Shqipërisë”.

Postimi i Ramës:

Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun!

Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë👇

2012👉 226.893Lek të reja

2020👉 193.331Lek të reja

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu