Akuzohen për trafik klandestinësh/ Tre shqiptarët në Belgjikë rrezikojnë deri në 6 vite burg, mes tyre një grua

0

BELGJIKË- Tre shtetas shqiptarë, mes tyre një grua të arrestuar në Belgjikë, rrezikojnë deri në 6 vite burg për trafik klandestinësh me varkë në Detin e Veriut, nga një gjykatë belge.

Sipas mediave belge në prangat e policisë kanë rënë shtetasit Drilon L., 26 vjeç, Eliona B., 44 vjeç dhe Areklon Z., si dhe një gjobë prej 48 mijë eurosh për këtë të fundit.

Ngjarja ka ndodhur më 20 shtator të vitit 2022, ku roja bregdetare arriti të nxjerrë në breg gjashtë burra dhe një grua refugjatë pas një operacioni shpëtimi.

Varka drejtohej nga Drilon L., i cili kishte udhëtuar nga qyteti i Liège me një furgon për në De Panne. Furgoni tip “Mercedes” drejtohej nga bashkatdhetaria e tij Eliona B. 44-vjeçarja ka deklaruar për autoritete belge se urdhrin e kishte marrë nga Areklon Z., dhe se do të merrte 200 euro për këtë shërbim. Vendimi për tre shqiptarët do të jepet më 3 janar të vitit të ardhshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu