Akuzohen se theyn disa stola dhe hynë në fushë gjatë ndeshjes, policia Elbasan nis procedimin penal për 6 tifozë

0

Akuzohen se theyn stolat dhe hynë në fushë gjatë ndeshjes, policia Elbasan dërgon në Prokurori 6 tifozë.

‘Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit G. K., 27 vjeç, Xh. L., 27 vjeç, L. R., 20 vjeç, A. G., 52 vjeç, R. D., 23 vjeç dhe F. C., 23 vjeç, pasi më datë 20.10.2024, gjatë zhvillimit të një ndeshjeje futbolli, kanë dëmtuar pjesërisht disa stola ku ulen tifozët dhe kanë hyrë në fushën e lojës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu