Hetimet për Shkëmbin përfunduan në korrik të vitit 2021 dhe dosja kaloi në Gjykatë, e cila e mbajti thuajse një vit në seancë paraprake.
Gjykata e Tiranës ka kthyer për hetim çështjen e ish-numrit të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi. Sipas togave të zeza, çështja duhet rihetuar pas i akuzuari nuk është njoftuar sipas ligjit.
Ndërkohë që nga ana tjetër, Prokuroria nga ana tjetër thotë se i ka mbaruar hetimet dhe do ta rikthejë sërish kërkesën në gjykatë. Hetimet për Shkëmbin përfunduan në korrik të vitit 2021 dhe dosja kaloi në Gjykatë, e cila e mbajti thuajse një vit në seancë paraprake.
Shkëmbi akuzohet se ka nxjerrë një informacion të kërkuar nga një agjenci ligjzbatuese e huaj, që ka patur në fokus një hetim pasuror për një person të skeduar nga autoritetet gjermane. Ndër të tjera, akuza lidhet me shpërdorimin e detyrës duke nxjerrë informacione sekrete për dy trafikantët, Aleksandër Prroni e Klaudio Vukaj. Sipas informacionit nga gjermanët, trafikantët janë lajmëruar nga Shkëmbi se ishin vënë në hetim për verifikimin e pasurisë.
Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”. Por më pas dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka “korrupsion” dhe tashmë ai do të hetohet për nxjerrje të sekretit hetimor.