Akuzohet për përdhunim, FBI bastis shtëpitë e reperit të famshëm amerikan

0

Agjentë të FBI-së kanë bastisur shtëpitë e reperit të njohur Sean “Diddy” Combs, i njohur gjithashtu si Puff Daddy pas akuzave për përdhunim. Gjatë bastisjes ranë në pranga dy djemtë e tij, Justin, 30 vjeç dhe King, 25 vjeç.

Sipas mediave amerikane, qëllimi i hetimit ishte sekuestrimi i telefonave dhe kompjuterëve përpara një udhëtimi të planifikuar të reperit 54-vjeçar jashtë SHBA-së.

Autoritetet pohuan se do të kishte bastisje të mëtejshme në shtëpitë e lidhura me producentin e muzikës në Neë York dhe Çikago. Njëra prej shtëpive është në pronësi të një divizioni të markës diskografike të 54-vjeçarit Diddy, Bad Boy Entertainment, dhe një prej vajzave të tij, raportoi Fox

Të dy bastisjet në Kaliforni dhe Florida u kryen nga Task Forca e Sigurisë Kombëtare për Trafikimin e Njerëzve, bazuar në një urdhër kërkimi të lëshuar nga Distrikti Jugor i New York.

Kundër Diddy janë ngritur katër padi për sulme seksuale, duke përfshirë rastin e një të miture. Reperi ka mohuar akuzat ndaj dhe është e paqartë nëse hetimi ka lidhje me ndonjë nga akuzuesit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu