Akuzohet për përdhunimin e 11-vjeçares, Shkëlqim Kameri merr trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës

0

KOSOVË- Në një video të publikuar në rrjetin social TikTok, i akuzuari për dhunimin e 11-vjeçares, Shkëlqim Kameri shihet duke marrë trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.

“Përdhunuesi i 11 vjeçares bëhet me trauma nga të burgosurit,” – ishte përshkrimi i videos.

Kameri në këtë video dëgjohet duhet i treguar mjekut se ka dhimbje të kokës.

“Gjuhën a po e kafshon” pyet mjeku – “Jo” dëgjohet duke thënë Kameri

“Dhimbje të kokës a ke”, pyet mjeku. “Po” dëgjohet duke thënë Kameri.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi i cili tha se Kameri nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës.

“Ndërsa, sa i përket videos së publikuar në disa portale me titull: ‘ Del video që pretendon se një nga të dyshuarit për përdhunimin është rrahur nga të burgosurit’, SHKK njofton se personi në fjalë nuk është i dyshuari E.R, por është i dyshuri tjeter për të njëjten veper, SH.K, i cili është në mbajtje në Qendren e Paraburgimit në Pejë, dhe i cili po ashtu nuk është sulmuar, por ka marr shërbime shëndetësore në Spitalin e Pejës”, thuhet në përgjigjet e SHKK-se.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi më 27 gusht, ku përdhunimi për më shumë se 7 orë i vajzës së mitur, i cili raportohet se ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, abuzuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, të cilin e kishte thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Aktualisht mësohet se 11 vjeçarja është dërguar në një qendër strehimore, ku po ndiqet nga afër dhe nga stafet mjekësore. Mësohet se Ekrem Rexhepi ka qenë i akuzuar për vjedhje dhe dhunë në familje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu