Akuzohet për vrasjen e 7 foshnjeve, infermierja në Angli del para gjykatës: Jam zemërthyer, nuk e kam bërë unë

0

ANGLI- Infermierja britanike Lucy Letby, gjatë seancës gjyqësore në Mançester për shtatë vrasje foshnjore midis viteve 2015-16, mohoi të gjitha akuzat kundër saj dhe u përpoq të shpjegonte shënimet në të cilat ajo dukej se inkriminonte veten. Shtatë muaj pasi filloi gjyqi i saj tetorin e kaluar, e pandehura 33-vjeçare pati sot mundësinë të flasë për herë të parë në gjykatë.

Në kohën e ngjarjeve ajo ishte një infermiere në departamentin e neonatologjisë në Spitalin Kontesha e Chester në Anglinë Veriperëndimore. Por ajo mohon të jetë e përfshirë në shtatë vrasjet e foshnjave dhe dhjetë tentativat që i atribuohen asaj. Sipas prokurorëve, ajo i vrau foshnjat duke injektuar ajër në venat e tyre ose me injeksione insuline.

E veshur me të zeza, Lucy Letby tha se u ndje “zemërthyer” kur iu tha se ishte nën dyshime në vitin 2016.

“Nuk e besoja, nuk mendoja se mund të akuzohesha për ndonjë gjë më të keqe se kjo”, tha ajo.

Kur u pyet nga avokati i saj, Ben Myers, ajo këmbënguli se nuk i kishte dëmtuar kurrë foshnjat: Ishte kundër kapacitetit tim si infermiere.

Në këtë kontekst ajo u përpoq të shpjegonte shënimet e gjetura gjatë hetimit.

“Unë nuk e meritoj të jetoj. I vrava me qëllim sepse nuk jam aq e mirë sa të kujdesem për ta. Unë jam një person i tmerrshëm, i keq. Unë jam e keqe. E bëra”, ka shkruar ajo në këto shënime. 33-vjeçarja këmbënguli se këto tekste nuk ishin rrëfim, por i shkruante ndërsa ishte në gjendje shumë të keqe psikologjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu