KOSOVË- Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë.
“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në Lagjen ‘Hoqa Mahall’ në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e tre personave civilë të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”,- thuhet në njoftim.
I pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për tu dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.