“Letrën e Radoiçiç nuk e kam lexuar”/ Vuçiç: Nuk do të ikë as do të fshihet, do t’u përgjigjet organeve të hetimit

0

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë sot se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili dha sot dorëheqjen nga ajo pozitë, do të duhet t’u përgjigjet organeve kompetente dhe vendimi për ta ndjekur atë penalisht i takon prokurorit.

“Sepse jam i sigurt që organet kompetente shtetërore kanë arsye për t’i bërë pyetje dhe cili do të jetë vendimi i prokurorit, a do ta ndjekin penalisht, kjo është pyetje e prokurorit, jo për mua. Nuk është pyetje për këdo, por për prokurorin dhe organet tjera kompetente shtetërore”, tha presidenti në përgjigje të pyetjes nëse Radoiçiq do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve kompetente në Serbi.

Vuçiç tha se nuk e ka lexuar plotësisht përmbajtjen e letrës të cilën e ka lexuar sot përfaqësuesi i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, por e ka parë thelbin. Ai ka theksuar se Radoiçiç nuk do të ikë, as do të fshihet.

“Nëse dikush mendoi se do të ikte dhe do të fshihej, nuk do ta bëjë. Ai dhe djemtë që morën pjesë në të janë krenarë për këtë, ata e shikojnë atë në një mënyrë tjetër. Unë nuk mendoj se dikush ka të drejtë të vrasë dikë dhe prandaj mendoj se si per disa gjera te tjera do duhen bere disa pyetje, dhe ndoshta nuk ka marre pjese fare ne ate pjese pra prokurori do gjeje dicka tjeter ose nuk do gjeje gje kjo eshte një pyetje për prokurorin, jo për ne”, tha ai.

Pas njoftimit ditën e sotme për dorëheqjen nga detyra si nënkryetar i Listës Serbe, Milan Radoiçiç gjithashtu pranoi se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator,ku ndodhi sulmi terrorist i serbëve, dhe humbi jetën në krye të detyrës, efektivi i policisë së Kosovësm Afrim Bunjaku. Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviç për publikun nga Beogradi.

Referuar provave që kishte siguruar ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, Milan Radoiçiç ka qenë orkestrues e grupit terrorist që sulmoi policinë e Kosovës të dielën e kaluar në Banjskë të Zveçanit. Pas këtij rasti, Policia ndërmori një aksion për të neutralizuar këtë grup i cili ishte strehuar në Manastirin e Banjskës ku u sekuestruan një arsenal me armë e municione.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu