Një 40-të vjeçar nga Cërriku është arrestuar nga policia,pasi ish bashkëshortja e tij e ka akuzuar për dhunë. Denoncimin në policinë e Cërrikut gruaja e ka bërë që në datë 1 qershor të këtij viti por vetëm gjatë ditës së sotme ka mundur të ndalojë burrin dhunues me iniciale B. T.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik kapën dhe ndaluan shtetasin B. T., 40 vjeç, pasi më datë 01.07.2023, në ambientet e Policisë, ka kallëzuar ish-bashkëshortja e tij, se 40-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Infoweb Media/Entela Duka