Akuzoi të dashurën se ka vrarë një shqiptar, del gënjeshtra e policit dhe e pëson keq

0

BRITANI E MADHE – Një oficer policie i “fiksuar” nga Swansea i Uellsit të Jugut është burgosur për tre vjet e gjashtë muaj pasi përdori detyrën e tij në përpjekje për të akuzuar ish të dashurën për vrasje të një shqiptari dhe shpërndarje droge.

Abubakar Masum, 24 vjeç, akuzoi pa fakte, Mia Pitman, 23 vjeç, për një sërë krimesh në informacione anonime pasi ajo e ndau atë.

Studentja Pitman u arrestua nga policia ndërsa ishte në punën e saj me kohë të pjesshme ndërsa oficerët bastisën banesën e saj.

Gjykata e Cardiff Croën dëgjoi se Masum ishte ‘i fiksuar’ pas zonjës Pitman, e cila i dha fund lidhjes së tyre pasi mësoi se ai kishte ngacmuar një grua tjetër.

Pasi u nda me të, Masum filloi të bënte pretendime ‘të rreme, të pavërteta dhe dashakeqe’ kundër saj dhe burrave të tjerë në thirrje anonime.

Pitman, një studente e kriminalistikës që donte të hynte në forcat e policisë, u akuzua se kishte qëlluar për vdekje një gangster shqiptar, duke fshehur një armë në kopshtin e saj.

Por pas hetimeve, policia zbuloi se gjithçka ishte një trillim i policit të fiksuar pas saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu