Alarm në Durrës, rikthehen grumbujt e mbeturinave në qytet

0

Grumbullimet e mëdha të mbeturinave janë kthyer sërish në problemin kryesor të qytetit të Durrësit. Moslejimi i grumbullimit të sasive të mbeturinave nga landfilli i Sharrës ka bërë që sasitë e plehrave të shfaqen rrugëve të qytetit bregdetar duke filluar nga sheshi Taulantia deri te ish-këneta.

Kujtojmë që gjatë verës, kriza e mbeturinave u bë një problem shqetësues në Durrës ku për ditë me radhë mbeturinat mbuluan pjesë të ndryshme të qytetit. Edhe ditën e djeshme, grumbullimi i madh i mbeturinave u kthye në shqetësim në Elbasan. Muajin e kaluar, kryeministri Edi Rama premtoi në takim me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare gjobitje për neglizhimin e qëllimshëm të heqjes dhe grumbullimit të mbeturinave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu