Pamjet e fundit të siguruara nga banorët e Fushë-Arrëzit tregojnë një situatë dramatike pasi fabrika e pasurimit të bakrit po shkarkon mbetje toksike direkt e në lumin Fan.
Siç shihet në foto uji ka marrë ngjyrë ndryshku për shkak të derdhjes së mbetjeve të rrezikshme.
Lumi Fan, burimi i ujit dhe jetës në këtë zonë ka marrë një ngjyrë të kuqe, si pasojë e sasisë së lartë të sterileve të bakrit që derdhen aty.
Sipas dëshmive, kjo ndotje ka zhdukur 90% të gjallesave të këtij lumi, duke e kthyer në një zonë të pajetueshme për organizmat ujorë.
Banorët janë të alarmuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të frenuar këtë katastrofë mjedisore, që po kërcënon seriozisht shëndetin e komunitetit dhe ekosistemit lokal.