Alarm për bombë në një diskotekë në Prishtinë

0

Gjatë mëngjesit të hershëm sot, Policia e Kosovës ka marrë një informacion për një bombë të vendosur në diskotekën Gate në Prishtinë.

Me të marrë informacionin ata kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Festa që ishte paraparë të mbahet për festën e 28 nëntorit u anulua.

Personat që ishin brenda në lokal u nxorën jashtë dhe vendi u kontrollua në mënyrë profesionale nga pjesëtaret e Policisë së Kosovës, saktësisht njësiti antibombë dhe njësiti K9.

Pas kontrollit doli që ky njoftim të jetë i rremë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu