Alarm për bombë në një hotel në qendër të Tiranës, evakuohen qytetarët

0

Një alarm për bombë është njoftuar në një hotel në qendër të Tiranës.

Telefonata anonime ka mbërritur te një punonjëse e hotelit ku është njoftuar për një bombë në parkingun e ndërtesës.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe evakuoi qytetarët që ishin brenda.

Nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimte dhe alarmi dyshohet të jetë fals. Zona pranë hotelit ndërkohë është rrethuar.

Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.”-njofton policia.