Alarm për bombë në shkollën “Turkut Ozal” në Tiranë

0

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik sot në shkollën “Turgut Ozal”, ku menjëherë kanë mbërritur forcat xheniere për të kryer verifikimet.

Alarmi është ngritur pas një e-maili të dërguar në adresën e sekretares së shkollës, ku pretendohej për praninë e një bombe.

Paraprakisht raportohet se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa pitet njoftimi zyrtar i policisë për të sqaruar situatën dhe nëse kemi të bëjmë ose jo me një alarm fals.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës.

Vijon kryerja e kontrollit dhe verifikimeve përkatëse nëse njoftimi është i rremë.

Shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.