Alarm për bombë në Tiranë, evakuohet qendra tregtare ‘Toptani’

0

TIRANË – Qendra tregtare “Toptani”, që ndodhet në zemër të kryeqytetit, është evakuuar mbrëmjen e sotme pas një alarmi për sulm me bombë.

Ndërsa objekti është boshatisur plotësisht nga klientët, konsumatorët dhe stafi, brenda saj ndodhen vetëm forcat blu, të cilët po ushtrojnë konreolle me qen në mënyrë të imtësishme për të zbuluar të vërtetën e informacionit.

Ka qenë shefi i sigurisë së qendrës tregtare “Toptani” icili është vënë në alarm për një sulm me bombë, nëpërmjet emailit.