Prej katër ditësh banorët e qytetit të Gramshit nuk pijnë ujë në cezmat e tyre për shkak të erës së rëndë që i vjen prej klorit.
Sipas banorëve të gramshit uji i Kerpicës që furnizohet qyteti i gramshit është jo i pijshëm për shkak të sasisë të madhe dhe larg normave të lejuara të klorit. Banorët shprehen se kjo situatë nuk ka ndodhur ndonjëherë, si dhe nuk ju është komunikuar për këtë situatë asgjë nga drejtoria ujesjellësit Gramsh. Dihet klori në sasi të mëdha sjell probleme në shëndetin e njeriut.