Alarme për bomba në disa institucione të rëndësishme në Shkup

0

Kërcënim për bomba të vendosura në disa lokacione në Shkup ka mbërritur në adresën elektronike të disa institucioneve, përfshirë pallatin presidencial dhe disa qendrat tregtare.

Nga MPB thonë se menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa nga punonjësit e policisë dhe po vijojnë kontrollet antiterror.

“Sot (21.02.2023) është raportuar se është dërguar kërcënim me eksploziv në Muzeun e Qytetit të Shkupit, Muzeun e Historisë Natyrore, Muzeun Arkeologjik, Muzeun MMB, Shtëpinë Përkujtimore të Nënë Terezës, GTC, East Gate Mall, QT Biser, Xhevahir, Gjykata Administrative, Shtëpia e Presidentit-Villa Vodno, Hotel “Marriot”, Hotel “Alexander Palace”, QS “Boris Trajkovski”, Stacioni Hekurudhor – Shkup dhe FFM”.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve janë marrë masa nga punonjësit e policisë dhe po kryhen kontrolle antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu