Alarmi i Covid, Putin mbyll bizneset për nëntë ditë

0

Situata alarmante e Covidit në Rusi, ka detyruar Presidenti rus Vladimir Putin të mbyll bizneset për 9 ditë. Autoritetet ruse kanë shpallur “ditë jo pune” periudhën nga 30 Tetori deri më 7 Nëntor 2021. Pavarësisht se punonjësit nuk do shkojnë në punë, paga e tyre nuk do të preket, por do të paguhen. Ky vendim i qeverisë është kërkuar për shkak të situatës së rëndë epidemiologjike nga koronavirusi që po kalon Rusia.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 1,028 viktima në Rusi dhe mbi 34 mijë raste të reja të Covid-19. Ky është numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga koronavirusi në 226,353, numri më i lartë në Evropë.

Duke folur në një takim televiziv me zyrtarë qeveritarë, Putin tha se kjo periudhë 9 ditore, mund të fillojë më herët ose të zgjatet për disa rajone që kanë më shumë probleme. Putin u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen, pasi vendi po përjeton një përshkallëzim të infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19.

Ndërkohë, autoritetet në të gjithë vendin kanë ndërmarrë hapa për të adresuar ngurrimin e përhapur të popullatës për të injektuar vaksinën ruse Sputnik V. Deri më tani vetëm 45 milion rusë, 32%, nga një popullsi prej gati 146 milion njerëz, morën një dozë të dytë të vaksinës.

Kremlini, për momentin, ka përjashtuar një bllokim të ri kombëtar dhe autorizoi autoritetet rajonale të vendosin kufizimet sipas situatës lokale.

Për këtë arsye, shumë nga 85 rajonet e Rusisë kanë futur tashmë masa të tilla si pranimet e kufizuara në ngjarje të mëdha publike, teatro, restorante dhe vende të tjera. Disa madje i kanë bërë vaksinat të detyrueshme për disa nëpunës civilë dhe për ata mbi 60 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu