KOSOVË- Policia e Kosovës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me alarmin për bombë në Parlamentin e Kosovës. Sipas njoftimit të policisë kërcënimin me bombë në Kuvend u dërgua me mesazh.
Policia e Kosovës deklaroi gjithashtu se ka angazhuar njësitë kompetente për adresimin e këtij rasti pasi ka evakuuar gjithë të pranishmit nga godina.
“Sot, me datë 05.07.2025 në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së. Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, thuhet në njoftim.