Alarmi në Malin e Zi/ Kërcënimet për bombë mbërrijnë dhe në adresat e disa komunave

0

Kërcënimet për mjete shpërthyese të dyshuara të vendosura mëngjesin e sotëm arritën edhe në adresat e komunave Nikshiq, Tivar, Bijelo Polje, Berane dhe Tivar ku janë evakuuar godina e Bashkisë ku ndodhet edhe gjykata, prokuroria, si dhe ambientet e partisë.

Kryetari i Komunës së Nikshiqit Marko Kovacevic u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, duke shkruar në Facebook se “është e tmerrshme që dikush në këtë mënyrë kërcënon jetë njerëzish”.

“Ashtu si në disa shkolla fillore, Komuna e Nikshiqit mori një raport për një bombë të vendosur me kërcënime për të rrezikuar jetën e njerëzve. Ne vepruam menjëherë për të evakuuar njerëzit nga ndërtesa, në bashkëpunim me CB Nikshiq,” tha Kovaçeviç.

Ai ka thënë se ka dalë i fundit nga godina e Komunës, pasi të gjithë punonjësit janë evakuuar.

“Ne presim që autoritetet të bëjnë pjesën e tyre dhe të shohim se çfarë do të ndodhë më pas. Shpresoj se deri nesër do të marrim informacione se ndërtesa është e sigurt dhe se do të mund të kthehemi në punë,” tha Kovaçeviç.

Kryetari i Komunës në Berane, Tihomir Bogavac, ka thënë se objekti është evakuuar sipas rekomandimeve të policisë.

“Ata janë duke ndërmarrë masa dhe veprime në kuadër të kompetencave të tyre”, tha Bogavac.

Mëngjesin e sotëm janë evakuuar të tri shkollat ​​fillore të qytetit, si dhe tre shkolla të zonës rurale për shkak të emaileve që kanë mbërritur në adresat e shkollave për lëndët plasëse të vendosura. Në adresën e administratës lokale të Tivatit ka mbërritur edhe raporti për bombën e vendosur në ndërtesën e Komunës.