Alarmi për qarkullimin e varianti të ri “Deltacrone”, Ekspertët: Ishte gabim teknik

0

U tha se u zbulua një variant i ri i Covid-19 “Deltacrone”, por rezulton të jetë një gabim teknik. Mediat e huaja raportojnë se ‘Deltacrone” thuhej të ishte një varianti i cili kombinon Deltën dhe Omicron. Lajmin për “gabimin teknik” e ka bërë me dije asistenti profesor i Virologjisë në EKPA dhe anëtar i komisionit të ekspertëve Gikas Majorkinis në Qipro, ku edhe u mendua se u shfaq për herë të parë ky variant.

“Lidhur me Deltacron (përzierjen e Delta dhe Omicron) në Qipro, që u raportua në mediat e vendit kohëve të fundit, analizat e para të pavarura tregojnë se bëhet fjalë për një gabim teknik të laboratorit në procesin e leximit të gjenomit,” -ka shkruar ai.

Sipas Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros dhe ekipIt të tij u identifikuan 25 infektime me variantin e ri. Zbulimi u quajt “deltacron” për shkak të identifikimit të nënshkrimeve gjenetike të ngjashme me omikronin dhe deltën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu