Alban Skenderaj e Lyrical Son sonte lansojnë këngën e re

0

Alban Skenderaj do të publikojë sonte këngën e re në bashkëpunim me Lyrical Son.

Njoftimin për orën dhe datën e lansimit e ka dhënë Alban Skenderaj përmes një postimi në InstaStory.

“Sonte, ora 19:00 @lyricalson” ishte mbishkrimi i këngëtarit.

Kujtojmë se kënga e fundit që publikoi Albani ishte në bashkëpunim me Miriam Canin dhe titullohet “Zemër përmbi Zemër”.