Albërije Hadërgjonaj zbulon lidhjen e ngushtë me Gjonin

0

Gjon Muharremaj është shqiptari që fitoi vendin e tretë në Eurovision, duke përfaqësuar Zvicrën.

Prej dy ditësh, ai ka qenë në qendër të mediave rozë, pasi u ripublikua deklarata, ku Gjon tregonte se kishte kërkuar të bëhej pjesë e Festivalit të Këngës, por organizatorët nuk e kishin pranuar.

Mirëpo, nga më të shumtat kanë qenë reagimet në rrjet për këngëtarin shqiptar.

Më e fundit është këngëtarja Albërije Hadërgjonaj, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale zbulon se nënën e Gjonit e ka mikeshë të vjetër.

Sipas Hadërgjonajt, ky djalë ka fuqinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut në fyt.

Nuk ngopem duke e degjuar

Ky djal meritonte ta fitonte bindshem Eurovision. Shuuume afer fitores dhe e them me bindje qe keshtu si une te gjithe mendojn qe ti duhet te ishe

Gjon’s tears rrjedh nga nji familje e perkryer dhe nenen e tij e kam mikesh te vjeter. Gjysherit e tij njerez qe adhuronin muziken, tezja nji mezzo soprano e mrekullueshme. Nuk kishte si te ndodhte ndryshe….. Ky djal ka fuqin e Gjerj Kastriot Skenderneut ne fyt!

Te uroj nga zemra suksese,dhe mos ndalo e na bej krenar”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu