Albin Kurti dhe Ali Ahmeti marrin pjesë në homazhet për Fatos Nanon

0

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka mbërritur sot në Tiranë, ku ka marrë pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.

Kurti është shoqëruar nga një delegacion zyrtarësh dhe politikanësh në Kosovë, teksa kanë kryer homazhe në Pallatin e Kongreseve.

Kurti më pas ka lënë shënimin e tij në Librin e Kujtimeve si dhe ka ngushëlluar familjarët.

Politikanë nga rajoni, Ali Ahmeti i BDI-së në Maqedoninë e Veriut si dhe pjesëtarë të trupit diplomatik në Tiranë gjithashtu kanë qenë të pranishëm.