Albin Kurti thirret për të dëshmuar në Gjykatën Speciale të Hagës

0

HAGË- Prokuroria Speciale në Hagë i ka bërë ftesë për të dëshmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar për ftesën e cila detyron kryeministrin Kurti për t’u paraqitur pranë Prokurorisë Speciale. Më tej në postim ai shkruan se në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, ndërsa tani përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale. Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu