Albin Kurti vendos kushtet për themelimin e Asociacionit

0

Kryeministri Albin Kurti sot në Kuvend ka dhënë gjashtë pika si kushte për Asociacionin në marrëveshjen me Serbinë.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet të garantojë edhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe mekanizmat përkatës institucional. Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato si vlerë themelore e i ruan ato si pasuri shoqërore. Normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm të shteteve.

Asociacioni i komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi-Daçiq e 19 prillit 2013, si një mekanizëm i tillë, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës, me këto kushte:

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.
Asociacioni nuk mund të jetë monoetik,duhet të ndërrojë emrin,nuk mund të bartë asnjë pushtet publik (apo ekzekutiv) dhe duhet ti shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale.
Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke.Dhe me ndërlidhje me këtë të fundit ,vetëm pasi Serbia ti ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.
Para vendosjes së Asociacionit,strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtëse përkatëse duhet të ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve respektive,si dhe të marrin parasysh standartet dhe modelet evropiane.
President i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së për mospranimin e aplikimit të Republikes së Kosovës për anëtarësimin në BE.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu