Albin Kurti flet nga Shkodra para ndeshjes Vllaznia-Prishtina në basketboll, liga e përbashkët.
Kurti: Sporti jep mesazhe bashkimi. Është kënaqësi që jam në Shkodër dhe kjo që do shohim mes Vllaznisë dhe Prishtinës është më pak së ndeshje e më shumë se lojë.
I pyetur nëse është një mesazh bashkimi ai u shpreh se ‘populli është para politikës, kështu që ne politikanët le të ndjekim vullnetin e popullit’.
Kurti ka refuzuar të flasë për zgjedhjet pasi ai u shpreh se jemi në heshtje zgjedhore dhe se janë qytetarët që do flasin nesër. Infowebtv