Aleati i Putin bën deklaratën ogurzezë: Qëllimi i Moskës, të ndërtojë “Eurazinë e hapur nga Lisbona në Vladivostok”

0

Një deklaratë e gjatë dhe në disa momente rrëqethëse është publikuar mëngjesin e kësaj të marte nga krahu i djathtë i Vladimir Putin, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.

Deklarata e postuar në aplikacionin e mesazheve Telegram, përsërit pretendimet e Kremlinit për ekzistencën e simpatizantëve nazistë në Ukrainë, duke thënë se “pjesa e zellshme e ukrainasve është lutur për Rajhun e Tretë përgjatë 30 viteve të fundit”.

Gjithnjë në përputhje me retorikën e Kremlinit, në deklaratë vihet në dyshim pavarësia e Ukrainës si shtet, duke iu referuar “një pseudo-historie të shtetësisë ukrainase”.

Megjithatë, sipas asaj që shkruan Sky News, momenti më ogurzi është ai ku sugjerohet se qëllimi i Moskës është “të ndërtojë përfundimisht një Euroazi të hapur, nga Lisbona në Vladivostok”.

Në të shkuarën ka pasur diskutime mes figurave europiane rreth nocionit të një zone të tregtisë së lirë që shtrihet nga kryeqyteti portugez, vendi më në perëndim në Europë dhe Vladivostok, qyteti rus në lindje të largët ku përfundon hekurudha Trans-Siberiane.

Kjo lloj gjuhe nga një aleat kaq i ngushtë i liderit rus ngre alarmin sidomos tek ata që besojnë se Moska ka ambicie imperialiste përtej Ukrainës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu