Italia dëbon 30 diplomatë rusë për arsye sigurie

0

Ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Berlin se 30 diplomatë rusë janë dëbuar nga Italia për arsye sigurie.

“Ne kemi dëbuar 30 diplomatë rusë për arsye të sigurisë kombëtare. Kjo masë ështëmarrë në marrëveshje me partnerët e tjerë evropian dhe atlantikë. Ishte e nevojshme për arsye që lidhen me sigurinë tonë kombëtare dhe në kontekstin e situatës aktuale të krizës, si rezultat i agresionit të pajustifikuar të Federatës Ruse ndaj Ukrainës” është shprehur Di Maio.

Sipas Reuters një numër i qeverive të tjera perëndimore kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm pas pushtimit rus të Ukrainës. Italia thirri ambasadorin rus në ministrinë e jashtme të martën për t’i thënë se diplomatët po dëboheshin.

Ndërsa sot Ministria e Jashtme ruse e cituar nga media ruse Ria Novosti është shprehur se Rusia do t’i përgjigjet dëbimit të 30 diplomatëve nga Italia, në bazë të parimit të reciprocitetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu