Aleksandër Vuçiç nuk ngurron aspak: Do vazhdojmë të blejmë armë nga …

0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdojë që të armatoset me armë ruse dhe kineze.

Vuçiç këtë deklaratë e ka bërë përgjatë një panairi armësh në kuadër të samitit dy-ditor që shënonte 60-vjetorin e konferencës së parë të Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara.

“Nëse dikush mendon se duhet t’i kërkojmë SHBA-së ose BE-së të vendosin për armët tona, le ta shfuqizojmë shtetin tonë. Ne jemi një vend i lirë që dëshiron të frenojë agresione të mundshme”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera Vuçiç ka thënë se Serbia është në “rrugën drejt Bashkimit Evropian, ajo dëshiron bashkëpunim me të gjithë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu