Brisilda Shehaj për rritjen e çmimeve: “Rama ka vendosur ta rrjepë deri në fund vendin”

0

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisilda Shehaj ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Pushteti” me Juela Meçanin në Fax News për të folur për rritjen e çmimeve në vendin tonë.

Për Brisilda Shehajn, kriza është e stisur për interesat e qeverisë. Ajo me tej e akuzon qeverinë se nuk ka ditur të menaxhojë financat e vendit.

“Nuk ka krizë, është totalisht e stisur. Ka vite keqmaenaxhimi i financave. Ata kanë rritur një pikë të atillë abuzimi që nuk e mbajnë dot më. Janë qindra miliona euro që duhet të shkonin investime për konsumatorin. Të dëgjosh ata që punojnë në OSHEE është horror . Ai e la evazive, tha nuk do rritet për familjet dhe bizneset e vogëla. Ajo që s’do bëhej e tha, por ajo që do bëhej nuk e tha. Se është mjeshtër PR. Çdo kosto bie në dëm të konsumatorit. Nuk e harroj aksionin e zonjës Ballukut, e cila bllokoi të gjitha kontratat e dhëna sepse tha do t’i rishikojmë. Të gjitha ato hidrocentrale duhet të ishin në punë”, tha ajo.

Brisilda Shehaj nuk i ka fshehur akuzat për ish-shefin e saj, Edi Rama. Shehaj deklaroi për Fax Neës se Rama ka vendosur ta rrjepë vendin deri në fund.

“Minimalja që duhet të bëjë qeveria është të mos kemenaxhojë ato që ka. Të depozitoheshin diku. Sot nuk ka nevojë të marr 200 milionë euro borxh dhe t’ia japë OSHEE. Jemi informalë sepse kështu ka vendosur ky zotëria ta vjedhë dhe ta rrjepë këtë vend deri në fund. I ka dorëzuar të gjitha. Zotëria dha është rritur çmimi 10 dollarë për ton dhe ne do ta rrisim 10-15 lekë. Borxhi do kalojë 90% sepse kemi këto investimet e fshehura. Pres akoma sot BB të thotë suksese për reformën në energji se atyre ia kemi marrë paratë. Si nuk dëgjova qindra miliona euro para të zeza që hidhen në ndërtim”, u shpreh ajo.

Në fund ish-drejtoresha e Tatimeve bën thirrje qytetarëve të dalin dhe të protestojnë në mënyrë paqësore përpara Kryeministrisë pasi kjo është mundësia e vetme që ju ka mbetur.

“Shqiptarët kanë një kryeministër që ka në filozofinë e tij që kërkon t’i varfërojë sa më shumë. Kur vijnë zgjedhjet ky thjesht rrit çmimin e votave. I bleu me 300 euro për 4 vjet dhe i katandisi me shpopullim. Ka ikur shtresa e mesme. Po na ikën truri. Arsimi, shëndetësia, intelektualët. Shqiptarët nuk dinë kë të votojnë. Të dalin të gjithë te kryeministria të rrinë aty. Unë nuk jam për dhunë“, theksoi ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu