Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se e shpëtuan Serbinë nga lufta dhe se do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të ruajtur paqen.
Vuçiç u prononcua me vlerësime për vitin 2022 para gazetarëve në Beograd. Duke theksuar se po ruajnë stabilitetin financiar, ekonominë dhe rritjen, Vuçiç tha se vendi i tij është në një pozitë më të favorshme “krahasuar me Evropën” sa i përket stabilitetit financiar.
“Ne e shpëtuam Serbinë nga lufta dhe e ngritëm nga gjunjëzimi”, tha Vuçiç. Duke iu referuar marrëdhënieve Serbi-Kosovë, Vuçiç vuri në dukje se vendi i tij do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të ruajtur paqen.
Ai deklaroi se i presin “vështirësi” kur bëhet fjalë për veriun e Kosovës, duke shtuar se Serbia respekton të gjitha marrëveshjet, përfshirë edhe marrëveshjen e Brukselit, por se Kosova nuk respekton asnjë marrëveshje.