Ali Ahmeti mbërrin në darkën e Kryeministrit Edi Rama. Shoqërohet nga zv. Kryeministri Artan Grubi dhe miku i tij i vjetër Ilir Kulla

0

Nga Fatos Salliu

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, mbërriti në Tiranë me ftesë të Kryeministrit Edi Rama.

Ahmeti shoqërohet nga zv. Kryeministri Artan Grubi dhe këshilltari i njohur i çështjeve ndërkombëtare dhe njëkohësisht mik i vjetër i Ahmetit, Ilir Kulla.

Gjatë ditës së nesërme, Ali Ahmeti do të zhvillojë takime pune në Tiranë dhe në axhendë është takimi me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.

Kryeministri Edi Rama ka inicuar mbrëmjen e sotme një takim me përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët do të jenë të pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama.

Tema që pritet të diskutohet janë zhvillimet politike në Shkup dhe ngërçi me Bullgarinë. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu