Ali Ahmeti uron ish kryeministrin Nano për 70 vjetorin

0

Ish Kryeministri dhe lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano, feston 70 vjetorin e lindjes.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar Fatos Nanon, duke nënvizuar se aila një bagazh të cilin të gjithë mund të marrim si shembull.

Skenës politike jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë, ai i la një bagazh të cilin të gjithë mund të marrim si shembull.

Sot, derisa qëndron larg politikës, gëzon ende mbështetje jo vetëm të partisë të cilën e drejtoi por edhe të popullit shqiptar.

Karizmatik, ashtu siç ishte derisa drejtonte Partinë Socialiste dhe qeverinë shqiptare, Fatos Nano vazhdon të mbetet një figurë që do të njeh historia mbarë shqiptare.

Gëzuar ditëlindjen mik, edhe pse nuk mjafton asnjëherë kjo fjalë për të sjellë përmasën e vërtetë të urimit dhe mirënjohjen për ty. Qofsh jetëgjatë e shëndetmir!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu