TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se kryedemokrati Sali Berisha duhet të kërkojë falje në lidhje me akuzat që hodhi ndaj PD-së e ish-kreut të selisë blu, Lulzim Basha, në lidhje me paratë ruse. I ndaluar në Korçë, para gazetarëve, Alibeaj tha se tani që dosja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal zbardhi gjithçka, Berisha e shumë deputetë të tjerë duhet të kërkonin ndjesë. Ai komentoi dhe zhurmën e bërë në seancat plenare së fundmi dhe tha se gjithçka i shërben kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se në këtë mënyrë, ai do ta shmangë shkuarjen në Kuvend. Përsa i përket përjashtimit të deputetëve të PD-së, Alibeaj tha se është përpjekur ta shmangë këtë gjë, duke qenë se ka qenë i pranishëm në Byronë Kombëtare dhe në Sekretariatin e Etikës.
Deklarata e Alibeajt:
Unë nuk kam heshtur. Nuk kam heshtur dhe këtë e di shumë mirë. Sepse unë besoj për një gjë, nëse bëhet fjalë në lidhje me masat drastike që ka marrë maxhoranca për të ndëshkuar deputetët, unë po them një gjë. Nuk jam dakort që të krijohet një rrëmujë për t’i shërbyer Edi Ramës. Me skandalin e bërë së fundmi, i shërben dhe këtu biem dakort. Ai është i kapur me më së kapu 225 mijë dollarë dhënë një përfaqësuesi të korruptuar të FBI-së për të goditur PD-në. Minimumi duhet të japë shpjegime para Kuvendit dhe para publikut. S’ia japim dot komoditetin duke bërë zhurmën e madhe, ta presim aty që tëq vijë të flasë. Më dëgjoni, ajo rrëmujë bëhet nga ca njerëz të cilët nga shtatori i vitit të kaluar çfarë nuk thanë për PD-në dhe Lulzim Bashën. Paratë ruse, rublat ruse. Arriti fantazia e sëmurë që të thoshin deri në pikën që kishin parë ambasadorin rus që me një torbë ngjiste shkallët në PD. Ou? Këtë e ka folur dhe Sali Berisha e një sërë deputetësh të tjerë. T’ju vijë turp kur shohin kronika dhe kërkojnë në Google ku dle ‘PD e lidhur me paratë ruse’. T’ju vijë turp e të kërkojnë ndjesë sepse s’paska qenë e vërtetë. Ato para qenkan paguar nga Agron Neza, i lidhur me Dorian Duçkën dhe informacioni për të goditur PD-në ka dalë nga zyra e Kryeministrisë. Këto i dimë nga një dokument i drejtësisë amerikane. E kuptoj shumë mirë se në çfarë roli është Rama, por shpejgimet duhet t’i japë. E ka detyrim kushtetues. Seanca duhet të ndërpritet dhe të thirret kryeministri. Kur një deputet apo kryetari i grupit kërkon interpelancë, kryeministri duhet të vijë me një këmbë dhe të flasë. Por, ku sheh që ke bërë gabimin më të madh ndaj Partisë tënde, siç bënë ata që hodhën baltë dhe s’gjejnë guximin për të thënë më fal. Këto skemat e rrethimit të Foltores nuk bëjnë gjë tjetër veçse i shërbejnë Ramës. Krijojnë zhurmë në parlament dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse ishërbejne atij. Nuk ka goditje më të madhe për Ramën që t’i thuash ‘fol’. Sepse ai e di fare mrë që çdo gjë që do të thotë do t’i përdoret atje në gjyq. Ndaj hesht, sepse është konsultuar me avokatin. Përsa i përket asaj për deputetët, kam qenë unë në konferencën e kryetarëve, në Byronë e Kuvendit, në Sekretariatin e Etikës, kam mbrojtur fort këtë gjë. Që të mos merren masa përjashtimi ndaj deputetëve. Kështu që kam bërë maksimumin.
Më 2 mars pritet të mbahet mocion-debati me kryeministrin Edi Rama, por që Opozita nuk do të jetë e plotë. Kjo pasi gjashtë deputetë të tjerë janë përjashtuar dhe për 10 ditë nuk mund të jenë të pranishëm në seancat plenare. Bëhet fjalë për deputetët: Edmond Spaho; Elda Hoti; Sorina Koti; Oerd Bylykbashi; Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli. Më herët janë përjashtuar edhe de[utetë të tjerë, por deri më 2 mars, do tu ketë skaduar afati.
Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?
Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, ndërsa Opozita ka zhvilluar disa protesta kombëtare ke a premtuar se do të vijojë me të tjera.