Alibeaj e përjashtoi nga grupi parlamentar/ Deputeti Shehu: Injorant i plotë, u përdor nga Rama!

0

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me vendimin e kryetarit, Enkelejd Alibeaj për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Shehu tek emisioni “Open” tha se ai është anëtar i PD dhe veprimi i Alibeajt është një komunikim paçavure dhe se u përdor nga kryeministri Edi Rama.

Sakaq shtoi se vendimi i Alibeajt ka ardhur pas iniciativës së deputetit Ervin Salianji për ta rrëzuar na kreu i grupit.

“Nuk ka asnjë lloj përjashtimi…Unë jam anëtar i PD, i grupit parlamentar të PD dhe do vazhdoj të jem i tillë. Ajo paçavure që ka shkruar ia zotëria, me atë ka treguar që është një injorant i plotë. Janë deputetët që përcaktojnë përkatësinë e tyre në grupet parlamentare sipas rregullores. Kjo është bërë që deputetët të jenë të lirë dhe të mos jenë nën presione apo nën kërcënime. Ai komunikim paçavure është bërë në një kohë kur deputetët filluan një lëvizje për një sinkronizim më të fortë mes nesh dhe në këtë rast kërkohen edhe kompromise dhe kjo dha alarm tek Alibeaj. Në këtë rast ai, u përdor nga Rama si gjethe fiku për të dëmtuar PD-në. Alibeaj është patericë e Ramës që e përdor Rama si gjethe fiku. Ai me këtë që bëri, bëri një vetëvrasje politike. Iniciativa e Salianjit për të mbledhur firmat për ta rrëzuar nga kreu i grupit besoj duhet të jenë 21 apo 24 firma, kjo besoj e ka nxitur edhe Alibeajn. Por kjo nuk më ka interesuar shumë”, tha ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu