Alibeaj: Gati nisma për të shfuqizuar Bordin e Transparencës

0

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka dalë ditën e sotme në një konferencë për media, në lidhje me sesionin e ri parlamentar.

Në fjalën e tij, Alibeaj ndër të tjera deklaroi se ditën e nesërme do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin e Bordit të Transparencës. Ai u shpreh se ky bord përbëhet nga një “klub oligarkësh” që paracaktojnë çmimet e karburanteve, sipas interesave të tyre.

“Shqipëria është në krye të listës për çmimet e larta të hidrokarbureve. Çmimi i naftës paracaktohet nga klubi i oligarkëve. Dua të informoj opinionin publik se grupi i PD ka përgatitur dhe nesër do të paraqesim kërkesën për shfuqizimin e dy ligjeve për funksionin e bordit të transparencës”, u shpreh Alibeaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu