Alibeaj mbrohet me Escobarin: Berisha dhe kushdo tjetër mori sot pergjigjen nga SHBA

0

N/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj reagoi për Kuvendin e nesërm që do të mbahet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij demokratë. Në Facebook, Alibeaj deklaroi se “PD-ja nuk do të bëhet kurrë mburojë e halleve të askujt”, duke iu referuar shpalljes së Berishës “non-grata” nga SHBA.

Ai u bazua te deklarata e zv/ndihmës-sekretarit amerikan për Europën dhe Euroazinë Gabriel Escobar se SHBA-ja nuk do të bashkëpunojë me një parti që zgjedh një lider të shpallur “non-grata”.

POSTIMI I ENKELEJD ALIBEAJT

PD nuk do te mbetet peng i asnje interesi personal. PD nuk do te behet mburoje e halleve te askujt. Sali Berisha dhe kushdo qe kishte dyshim e mori sot pergjigjen nga SHBA se cfare i ndodh nje partie qe nuk distancohet nga personat non grata.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu