Prej më shumë se 1 viti njerëzimi po përballet me pandeminë. Midis shkencës dhe konspiracionit njerëzit nuk po pozicionohen dot njëzëri për vaksinën; me detyrim apo jo. Frika më e madhe mbetet tek të rinjtë dhe fëmijët.
Epidemiologu Ilir Alimehmeti i ftuar në studion e “Jeto me Orën” në RTV Ora u shpreh se nëse e keni kaluar virusin quheni të imunizuar në mënyrë natyrore. Në këtë rast sipas mjekut, imuniteti ka efektivitet kundër virusit.
Alimehmeti: “Imunitet natyror do të thotë pasi e ke kaluar në mënyrë natyrore sëmundjen, të dokumentuar. A ka efektivitet? Po ! Efektiviteti është i fortë, imuniteti mban, është mjaftueshëm i gjatë sa për 18 muaj. Ne nuk i kemi spitalet me njerëz që e kanë kaluar njëherë, por i kemi spitalet me njerëz të paimunizuar më parë. Pra as të vaksinuar, as që e kanë kaluar.
Kush e ka kaluar dhe nëse ka një trup të fortë, është i aftë të ndërtojë një përgjigje imunitare, po. Kush jo sepse ka sëmundje të rënda ose për arsye të tjera gjenetike, ndoshta jo dhe këtyre u rekomandohet vaksinimi. Këtë javë dolën të dhënat se sa % janë të imunizuar në vendin tonë dhe doli 73.3% pra që e kanë kaluar apo janë vaksinuar. Gati 3/4 e popullatës urbane. “/OraNews/